E detyrojnë të martohet, 11 vjeçarja deklaron se do vetëvritet(VIDEO)

Videoja e vajzës 11 vjeçare nga Jemeni e publikuar në youtube po bënë xhiron e botës. Fjalët e vajzës në video tregojnë se i është larguar familjes për t'i shpëtuar një martese të organizuar. Falë ndihmës së xhaxhait të saj, vajza 11 vjeç i ka shpëtuar kësaj martese. Në video, vajza bën deklarata shokuese, të tilla si: “Do të vras veten” “Ata s’kanë ndonjë dhembshuri”, “Më mirë jam e vdekur”! Ajo vazhdon deklaratat duke thënë se ky nuk është faji i fëmijëve në lidhje me këto gjëra. “Unë nuk jam e vetmja. Kjo gjë mund t’i ndodhë çdokujt”.
Në videon e filmuar në një makinë, vogëlushja shprehet se po të mos ishte larguar nga shtëpia, nuk do të kishte jetën e saj.

“Kam mbaruar punë me ju. Më shkatërruat ëndrrat”, ishin fjalët e 11-vjeçares në fund të videos, fjalë të cilat mesa duket i drejtohen prindërve të saj. E gjithë ngjarja filloi kur një emigrant që jeton në Jemen, Arabinë Saudite, i kërkoi prindërve të vajzës 11-vjeçare të martohej me të.

Prindërit pranuan menjëherë dhe martesa e tyre u shty derisa dhëndri të kishte grumbulluar një shumë të hollash. Kur xhaxhai i vajzës mori vesh lajmin, nuk lejoi që kjo dasëm të bëhej.

Nga ana tjetër, vogëlushja pasi mori vesh lajmin e martesës, u zhduk nga shtëpia. Por, xhaxhai i saj mundi ta gjente dhe lajmëroi autoritetet, të cilët e lejuan që përfundimisht të jetonte me xhaxhain e saj