Debuton me gol, e bënë shqiponjën midis Londre

18
Sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuhiu ka shënuar gol në ndeshjen debutuese për skuadrën më të vjetër në Angli, Shefield Wednesday.
 Në ndeshjen ndaj QPR-së, Nuhiu shënoi golin e parë në ndeshje. 
Madje goli i tij është vlerësuar si një nga më të mirët e javës. Nuhiu pas golit e bëri shqiponjën midis stadiumi duke festuar golin me simbolin kombëtar shqiptarë.