Këto imazhe të krijojnë idenë se po sheh ndonje film aksion por në fakt janë reale dhe vijnë nga Kina. Në një lagje të Changchun, të provincës së Jilin në Kinë, një 45-vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni iapartamentit ku ai banonte por është shpëtuar nga bashkëshortja e tij.
Gruaja ka arritur të kapë bashkëshortin e saj tek këmbët duke mos e lëshuar atë për pothuajse për rreth 20 minuta deri në momentin kur kanë ardhur forcat e zjarrfikëseve që e kanë shpëtuar atë. /albeu.com/
