Kate Upton është ndjerë si lodër

Kate Upton
Bukuroshja amerikane, Kate Upton, thotë se është ndjerë në shumë momente në fillim të karrierës së saj e përdorur si një lodër.
 Në një intervistë për Elle, supermodelja dhe bjondja e zgjedhur si femra më seksi në botë, ka pranuar se në fillim të karrierës së saj është ndjerë e përdorur nga fotografët dhe redaktorët e revistave.
“Unë nuk jam një lodër, por qenie njerëzore. Nuk jam thjesht për t’u përdorur, por tashmë jam një grua dhe mendoja se po trajtohesha pa respektin e merituar”, theksoi Kate.
Ajo shtoi se në fillim shqetësohej kur etiketohej si një bjonde e cekët, por se tani ësht ëmësuar nga këto vlerësime dhe se nuk ndihet keq kur dëgjon gjëra të tilla nga njerëzit që nuk i njeh personalisht. /Telegrafi/