Mesfushori i Uruguajit, Alvaro Gonzalez, ka pasur një debat të ashpër me
Neymar gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave
Brazil-Uruguaj (2-1). Pasi kanë hedhur ofeza kundrejt njëri-tjetrit,
ylli i kombëtares braziliane i ka dërguar puthje në formë ironie.
Gjithsesi, kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer shumë futbollistit të
Lazios, i cili ka vendosur që në adresën e tij në Twitter ta ofendojë
edhe më rëndë kundërshtarin e tij.
"Ç’kemi Neymar? Vazhdo të më dërgosh puthje kur të duash, dështak,
ndërkohë unë po shkoj me gruan tënde", ka shkruar Gonzalez.