Babai e përdhunon, vajza i pret kokën

Një vajzë adoleshente i ka prerë kokën të atit pasi ai e kishte përdhunuar kur ishin vetëm në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në Papua Guinenë e Re, në Azi.
Sipas ‘Post Courier’, banorët e fshatit në afërsi të maleve tashmë nuk lejojnë policinë të arrestojë 18-vjeçaren pasi janë të bindur se burri meritonte të vdiste. Prifti i kishës lokale, Lucas Kumi, ka bërë të ditur se banorët nuk do të pranojnë që mbi vajzën të nisin hetimet.
“Babai përfitoi nga rasti kur nëna me dy fëmijët e tjerë kishin shkuar për të vizituar disa të afërm. Ai hyri në dhomën e vajzës dhe e përdhunoi disa herë. Në mëngjes shkoi për ta përdhunuar sërish, por vajza kishte marrë një thikë dhe i preu kokën”, tha prifti.