Gazetari në Tiranë, vepra të turpshme me një vajzë 13-vjeçare

Një gazetar 39-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, nën akuzën se ka kryer ngacmime dhe vepra të turpshme me një të mitur. Burime nga policia e Tiranës, bënë të ditur të enjten se kanë kryer arrestimin e shtetasit 39 vjeçar, me profesion gazetar, pasi akuzohet se ditën e martë të kësaj jave, ka ngacmuar seksualisht një të mitur. I dyshuari u dërgua në ambientet e komisariatit nr. 6, ku dhe u mor në pyetje. Mësohet se ai e ka mohuar ngjarjen. Policia tha se ndaj të dyshuarit u mor masa e arrestit për vepra të turpshme me të mitura.
gazetari ne tiran