Këngëtarja Rita
Ora ka treguar shpeshherë se familja është një gjë e shenjtë për të dhe
se ajo ka ndikuar shumë në karrierën e saj të suksesshme. Këtë e
vërteton edhe marrëdhënia që ylli nga Kosova ka veçanërisht me nënën e
saj.
Të dyja janë fotografuar mbrëmjen e djeshme teksa dilnin për të darkuar jashtë. Rita dhe e ëma kanë qënë gjatë gjithë kohës të kapura për dore si dy shoqe lozonjare.
Popstari ishte veshur shumë shik, por edhe nëna e saj ishte në një formë të shkëlqyer.
