Një 31-vjecare në Middlesbrough të Anglisë ka marrë një gjobë prej 1000
paundësh nga gjykata, pasi akuzohet se ka prishur qetësinë e fqinjëve,
madje iu ka shkaktuar stres e netë të tëra pa gjumë, gjatë kohës kur
kryente marrëdhënie , shkruan Mirror. Mësohet se gruaja jeton
vetëm, ndërsa është edhe nënë e një fëmije.
Gemma Walker u regjistrua
nga fqinjët e saj, plot 6 herë teksa i shqetësonte me ulërima, të
bërtitura, të shara e muzikë të lartë, në orët e vona të natës. Fqinjët e
saj kanë argumentuar në gjykatë se të gjitha ‘zhurmat e turpshme’ vinin
nga tarraca e shtëpisë së saj.
Fqinjët Ian Nicholls dhe gruaja e tij Susan kanë pohuar se kjo situatë zgjaste prej kohësh dhe për ta ishte bërtë e padurueshme.
Nicholls,
56 vjeç, tha se "Të gjithë mund të bëjnë zhurmë në ato kushte, por kjo
ishte shumë më tepër më besoni. Nuk është thjesht ai zëri i lartë që
vjen nga dera tjetër, ajo ishte si një zhurmë rakete që po na prishte
gjithçka, madje në cdo orar të ditës, jo vetëm natën”.
Gjykata ka
vendosur ta shpallë të papranueshme sjelljen e 31-vjecares duke e
gjobitur fillimisht. Nëse ajo nuk ndryshon sjelle, masa të tjera pritet
të merren, në bazë të ligjeve./Balkanweb.com