Ingridi rikthehet si 10 vite më parë
Ingrid Gjoni realizon klipin e saj të ri. E realizuar tashmë si bashkëshorte dhe nënë, IngridGjoni rikthehet fuqishëm këtë verë me një këngë superritmike, me muzikë të Stines, të cilës sapo i kaxhiruar edhe një videoklip nga “Max Production”.
Sipas gazetës Panorama, klipine ri ajo e ka xhiruar në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, te “Syri i Kaltër” në Sarandë. Dhe për të bërë diçka shumë të bukur, ajo është futur brenda ujit të ftohtë brisk që ndodhet aty. Dhe në mënyrë që gjithçka të jetë e këndshme për syrin, rroba me të cilën ka preferuar të veshë balerinat e saj superseksi do të jenë disa tanga të vockla. Pjesë e klipit do të jetë edhe një këngëtar i huaj. Dhe së fundi qershia mbi tortë: Ajo, protagonistja e këtij projekti, që me siguri do të jetë sukses,Ingridi… Meqenëse nga klipi i fundit kanë kaluar disa muaj, bëhuni gati për surprizën… /albeu.com/