Spears, ekstravangante edhe në kishë (FOTO-LAJM)
Britney Spears është fotografuar ditën e djeshme së bashku me të dashurin e saj David Lucado, teksa po shkonin në kishë. Përveç kapjes dorë për dore të çiftit, ajo që binte më shumë në sy ishte biondja Spears me veshjen e saj.
Në foto kengëtarja duket se ka rënë disa kile në peshë dhe ka veshur sërish një fustan të shkurtër dhe çizme të gjata. Veshje aspak e përshtatshme për të shkuar në kishë. Por, ashtu sikurse jemi mësuar ta shohim Britney Spears ekstravante dhe të bukur në TV, ashtu shfaqet edhe në të përditshmen e saj. /albeu.com/