Nuk dihen arsyet, por pas një konfrontimi me një djalë të ri në një klub në Frankfurt, në Gjermani, Ardian Bujupi e ka sulmuar keqazi personin në fjalë aq sa e ka lënë pa ndjenja për tokë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Kur policia ka mbërritur në skenë, pas hetimit të ngjarjes ka lëshuar dhe urdhër arrest për këngëtarin e "Want U Now", shkruan gazeta gjermane "Bild".
Mbetet të shihet në ditë në vazhdim se si do të reagoj ish-konkurrenti i
"Deutche Super Star" pas këtij incidenti, që pritet të ndikoj në
karrierën e tij. /albeu.com/