Prezantuesja e lajmeve qëndrore në televizionin Kohavision
(KTV), Edona Zogu, ka ironizuar me këngëtaren shqiptare Tuna, të cilën e
ka ‘sfiduar’ në rrjetin social Facebook.
Tuna, e cila njihet
ndryshe edhe si ‘zogu’ pasi ishin mediat ato që i dhanë një ‘epitet’ të
tillë, me rastin e rrahjes së tij në videoklipin “I Asaj”.
Dhe, zogjtë u rikthyen në aksion,
pasi ‘zogu’ i Tunës u përmend edhe në këngën “Fenix” me të dashurin e
saj Cozman, kurse pa reaguar nuk ka mbetur moderatorja që mban mbiemrin
Zogu.
“Tunës: Kur të duash shtyhemi me zog”, ka shkruar Edona në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/