Ancelotti: Modric nuk është në shitje


Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se Luka Modric nuk është në shitje.
Ish-mesfushori i Tottenhamit është lidhur me një rikthim te ish-klubi i tij, si dhe me gjigantët tjerë të Ligës Premier, Arsenal dhe Manchester United.
“Nuk është e vërtetë. Gjithë lojtarët janë të lumtur këtu. Ata punojnë mirë dhe ne nuk duhet të flasim për transferime aspak”.
“Nuk është e vërtetë se Modric po largohet. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe ai do të jetë këtu këtë sezon”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/