AS: Totenhemi dhe Reali kanë arritur marrëveshje për Bejlin për 120 milionë euro

6b7eeae507cdeb7c6ca44a91228d9925
Real Madrid dhe Totenhem ranë dakord për transferimin e Geret Bejli në gjigandin spanjoll, shkroi  e përditshmja spanjolle "AS", përcjell albtime.
Sipas njoftimit, marrëveshja do të nënshkruhet për një shumë të majme prej 120 milionë euro.
Trajneri i " të bardhëve", Karlo Ançelotti ka konfirmuar se të dyja klubet janë në bisedime për mesfushorin e Uellsit. 
"Është e vështirë të flasim për Bejlin sepse ai nuk është aktualisht një lojtar i Realit. Besoj se klubi është duke zhvilluar bisedime dhe kërkon zgjidhje, për këtë arseye të presim. Nuk e kam shprehi të flas për lojtarët të cilët nuk janë në ekipin tim, dhe nuk është e drejtë ta bëj një gjë të tillë, "komentoi italiani.
Të dyja klubet ende duhet të sqarojnë disa detaje në kontratën, e cila do ta bëjë Bejlin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Deri në këtë momenti ky titulli i takon Kristiano Ronaldos, i cili në vitin 2009 u shit në "Klubin mbretëror" nga Mançester Junajted për gati 94 milionë euro.|albtime|