Real Madrid do të pendohet që ka lejuar sulmuesin Gonzalo Higuain të largohet këtë verë, sipas ish-lojtarit të klubit, Pedrag Mijatovic.
Argjentinasi iu shit Napolit për 37 milionë euro javën e kaluar. Por ish-sulmuesi serb i Real Madridi dhe ish-drejtor sportiv i këtij klubi, thotë se mbretërit do të pendohen.
“Kur Real Madridi kërkoi Higuainin, ai shihej si fëmijë me një talent të madh. Ai u adaptua në Spanjë dhe ia doli mirë në futbollin spanjoll”.
“Ai ishte çelës në fitimin e titullit nën drejtimin e Capellos dhe u zhvillua shumë te Madrid. Nuk është e lehtë të gjesh një lojtar i cili shënon 25-30 gola në sezon”, ka thënë Mijatovic për Cadena COPE. /Telegrafi/