Kim Kardashian dhe Kanye West, do të martohen sa më shpejtë që është e mundur.
Burime thonë se dyshja, të cilët mirëpritën vajzën e tyre të parë NorthWest muajin e kaluar, janë duke menduar seriozisht për t’u kurorëzuar.
“Kanye ka qenë i dashuruar në Kim për vite. Ai është shumë i lumtur tash, dhe serioz me të... ai u ka thënë miqve dhe familjes së tij se do ta bëjë nuse atë që ditën që e takoi, dhe është i vendosur ta bëjë këtë”.
“Ai dëshiron të bëjë diçka vërtet ‘cool’ dhe të madhe dhe gjithçka mbi nivel”, ka thënë burimi. /Telegrafi/