Ylli botëror, Rita Ora, ka konfirmuar se është e sëmurë dhe se duhet t’i anulojë koncertet e parapara për këtë fundjavë.
Rita, e cila do të duhej të performonte në disa koncerte gjatë fundjavës me artistë të ndryshëm, ka bërë të ditur se ajo nuk do të jetë në gjendje të bëj këtë, pasi që ndihet e sëmurë.
“Kurrë nuk do ta bëja këtë derisa të mos detyrohesha fizikisht dhe në këtë situatë unë nuk jam mirë fizikisht. Më vjen shumë mkeq për anulimin e koncerteve për këtë fundjavë”.
“Unë kurrë, e përsëris kurrë nuk do të performoj derisa të jem fizikisht e gatshme për të bërë një performancë të mirë për ju. Unë kam një infektim të keq në fyt dhe gjoks. Më vjen keq dhe në momentin e parë që bëhem më mirë do të kthehem. Ju premtoj. Ju dua. Rita”, ka shkruar Rita në Facebook.
Mbetet të shihet se sa do të jetë jashtë skenave Rita, megjithëse problemet shëndetësore (infektimi në fyt dhe gjoks) duken të mëdha për të.
I dëshirojmë shërim të shpejt yllit dhe bukuroshes tonë... /Telegrafi/