Mourinho: Reali, klub politik

Jose Mourinho, Foto: Getty Images
Ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka sulmuar klubin mbretëror spanjoll, duke thënë se është një klub politik i dizajnuar për politikë dhe jo për futboll.

 50 vjeçarit i ishte treguar dera pas sezonit zhgënjyes, por Mourinho ka kritikuar ashpër politikat e klubit.
“Real Madridi është klub i veçantë. Nuk është vetëm klub. Reali është politikë. Reali nuk është për futboll, Reali nuk është për sportin, Reali është për shumë gjëra tjera për rreth”.
“Në vitin e dytë në pankinë ne e fituam kampionatin. Ne kemi qenë ekipi më i mirë në histori të Spanjës. Ne kemi mbaruar sezonin me 121 gola dhe në vitin e tretë ishte viti i zgjedhjeve”.
“Zgjedhjet në atë klub do të thonë shumë dhe ne kemi qenë në mes të shumë gjërave që nuk kanë qenë normale dhe vetëm njerëzit e përfshirë brenda e kuptojnë këtë”, ka deklaruar Mourinho për ESPN. /Telegrafi/