Trajneri i Tottenhamit, Andres Villas Boas, ashpër e ka kritikuar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, për publikimin e negociatave për Gareth Bale.
Portugezi ka folur për të ardhmen e uellsianit pas humbjes nga Monaco ku nuk luajti Bale, duke e kritikuar ashpër Ancelottin.
“Mendoj se vendimi për t’i bërë publike këto negociata nga ana e Ancelottit nuk ka qenë i mirë”
“Carlo është një person që unë e respektoj shumë, ne kemi respekt të ndërsjellë, por duke parë se si është situata ata përsëri vendosën t’i bëjnë publike bisedimet”.
“Spekulimet se Bale është lojtar i Realit nuk janë të vërteta. Gjëja e vetme për të cilën kemi komunikuar me Real Madridin është se ai është lojtari jonë dhe nuk është në shitje”.
“Bale është djalosh që më pëlqen. Ne kemi biseduar me Real Madridin për shkak se kemi respekt pas transferimit të Modricit sezonin e kaluar. Ne po ndërtojmë një ekip të mirë për sezonin e ardhshëm. Ne e duam Balen në ekip. Por, në futboll gjithçka është e mundur”, ka thënë Villas Boas.