Ramos: Ta harrojmë Mourinhon

Sergio Ramos
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se ekipi mbretëror duhet të shikojë në të ardhmen me Carlo Ancelottin dhe që të harrojë epokën e Jose Mourinhos.
 “Ne duhet që të harrojmë Mourinhon dhe të fokusohemi në sukseset me Ancelottin. Sistemi është i ri për ne, por ne duam që të nxjerrim më të mirën nga secili lojtar. Ai ka sjellë një filozofi të re. Ai preferon pasime të shkurta dhe të shpeshta”.
“Ne kemi lojtarë të mëdhenj, me cilësi të mrekullueshme. Kemi lojtarë që po bëjnë diferencën dhe një skuadër të mrekullueshme".
"Është gjithmonë mirë që të sjellim lojtarë në turne që e njohin klubin dhe që e dinë se çfarë do të thotë të bartësh këtë fanellë. Duhet të dini ta shfrytëzoni rastin, sepse treni ikën dhe nuk kthehet më”, është shprehur Ramos. /Telegrafi/