Real Madridi e ka fituar turneun parasezonal Guiness Cup, pas fitores në finale prej 3-1 ndaj Chelseat.
Mbretërit e Madridit e filluan këtë neshje më së miri.
Marcelo shënoi pas 14 minutash lojë për 1-0 pas një goditje nga afërsia e zonës.
Chelsea u kthye shpejt. Ramires vetëm tri minuta më vonë (17’) realizoi për 1-1 dhe barazimin e rezultatit.
Të dyja skuadrat po zhvillonin lojë të mirë, por Ronaldo bëri diferencën.