Nisin negociatat për Bale

Gareth Bale (Foto: SkySports)
Tottenham përfundimisht ka filluar negociatat me Real Madridin për shitjen e Gareth Bale për 115 milionë euro.
Drejtori i Spurs, Daniel Levy, gjatë gjithë verës ka mohuar spekulimet se lojtari do të largohet në çfarëdo rrethanash.
Megjithatë, kampanja e Madridin për të transferuar lojtarin ka thënë fruta në disa ditët e fundit, me taktikat e fundit – paralajmërim për Bale dhe këshilltarët e tij se ky do të jetë shansi i fundit për të për të luajtur për Realin – që kanë treguar rezultate.
Mesfushori 24-vjeçar raportohet se vetë është takuar me Levyn për t’ia treguar dëshirën se dëshiron të kalojë te Real Madridi.
Kjo ka bërë që Spurs të hapin dialogun me Realin në 24 orët e fundit, me një takim që është caktuar më 6 gusht në Florida, në mes të Levy dhe presidentit të Madridit, Florentino Perez.
Levy do të pranojë shitjen e lojtarit vetëm për një ofertë rekorde, që do të kalojë shumën prej rreth 93 milionë euro, sa Reali pagoi për Cristiano Ronaldon në vitin 2009.
Tottenhami po ashtu dëshiron në ofertë të përfshihet edhe ndonjë lojtar, Fabio Coentra, Angel di Maria, ose siç u raportua së fundi Luka Modric. /Telegrafi/